
Rozana Radi, një nga finalistet më të diskutuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të këtij spektakli të njohur.
Në një postim të ndjerë në Instagram, këngëtarja falenderoi publikun për mbështetje të jashtëzakonshme që e shoqëroi gjatë gjithë kësaj aventure, duke e cilësuar përvojën si një "udhëtim fantastik jete."
Ajo shprehu gjithashtu mirënjohje për produksionin dhe stafin e Top Channel, të cilët e bënë këtë përvojë të paharrueshme dhe emocionuese.
Me një notë humori dhe nostalgjie, Rozana ndau se ende po përpiqet të përshtatet me jetën jashtë shtëpisë, duke thënë: "Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumin nuk e kam bërë të plotë'
Artistja gjithashtu i vlerësoi autorët e programit, Sara Hoxhën dhe Ledion Liçon, për mundësinë që i ofruan dhe e cilësoi finalen si një moment të mbushur me emocione të forta dhe të paharrueshme.
View this post on Instagram








