
Një “gjenial britanik” dyshohet se mund të jetë krijuesi i Bitcoin-it, i njohur me pseudonimin Satoshi Nakamoto, sipas një hetimi të ri që ka ngjallur debatin më të madh në botën e teknologjisë.
Hetimi pohon se njeriu që qëndron pas revolucionit dixhital mund të jetë eksperti 55-vjeçar i kriptografisë, Adam Back.
Nëse zbulimi është i vërtetë, shefi britanik me flokë të thinjur zotëron një pasuri prej 52.9 miliardë paund.
Monedha dixhitale u shfaq për herë të parë në ditën e Halloween në vitin 2008, kur anonimi Satoshi Nakamoto publikoi Bitcoin e parë.
Back, i cili studioi në Universitetin e Exeter, është CEO i Blockstream, një kompani teknologjike blockchain që ai themeloi në vitin 2014 për të ndërtuar infrastrukturë financiare për të ardhmen e monedhave dixhitale.
Sipërmarrësi i teknologjisë gjithashtu shpiku Hashcash në vitin 1997, një algoritëm pionier “proof-of-work” (provë pune), të cilin Satoshi më vonë e përmendi si bazë për sistemin mbi të cilën krijohen Bitcoin të rinj.
Ekspertët thonë se provat më të forta qëndrojnë në gjurmët gjuhësore – modele delikate në gramatikë, drejtshkrim dhe shprehje që përputhen midis shkrimeve të Satoshi-t dhe postimeve online të vetë Back-ut.
Pavarësisht spekulimeve në rritje, Back e ka mohuar pretendimin.
Të mërkurën ai u tha 800,000 ndjekësve të tij në X: “Unë nuk jam Satoshi.”
Ai shtoi në një postim pasues: “As unë nuk e di kush është Satoshi dhe mendoj se është mirë për Bitcoin që është kështu, pasi ndihmon që Bitcoin të shihet si një klasë e re asetesh, mall dixhital matematikisht i rrallë.”/Versus.al

