MAGAZINË /

Ende nuk ka shënuar dhe s'ka dhënë asist tek Juventus, Zhegrova drejt transferimit në Premier League

Skuadra e udhëhequr nga trajneri David Moyes synon që kjo të jetë përpjekja e tretë për ta sjellë Zhegrovën në “Goodison Park”.

Shkruar nga Versus

Ende nuk ka shënuar dhe s'ka dhënë asist tek Juventus,

Skuadra e Everton nuk po ndalet dhe do të përpiqet edhe një herë për të transferuar yllin e Kosovës, Edon Zhegrova, nga Juventus.

Tentativat e mëparshme të klubit anglez për ta transferuar 26-vjeçarin nuk kanë pasur sukses, por drejtuesit janë të vendosur ta bëjnë një lëvizje këtë verë, raporton mediumi i njohur italian Calciomercato. Kjo do të jetë përpjekja e tretë për ta sjellë Zhegrovën në “Goodison Park”.

Fillimisht, Evertoni tentoi verën e kaluar, por futbollisti vendosi të bashkohej me “Bianconerët". Përpjekjet u ripërsëritën edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, pa rezultatin e dëshiruar.

Edon Zhegrova ka pasur momente kontradiktore te Juventusi. Ai u kritikua për rastin e humbur në ndeshjen e ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve kundër Galatasaray, por gjithashtu mori vlerësime për paraqitjen e përgjithshme.

Deri më tani, ai ka grumbulluar 427 minuta në 19 ndeshje të luajtura në të gjitha garat me fanellën bardhezi, pa shënuar gol apo bërë asistim. Versus.al

Poll