MAGAZINË /

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Është fati dhe pjesa më e rëndësishme e imja

Gjatë intervistës, Salianji u pyet se si është të ndash jetën me një grua që prej vitesh shihet si një figurë publike fillimisht në politikë dhe së fundmi në botën e televizionit. Me sinqeritet dhe emocion, ai u shpreh se ndjehet krenar dhe me fat për mbështetjen dhe forcën që ajo i jep në çdo etapë të jetës.

Shkruar nga Versus
Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Është
Grida Duma dhe Ervin Salianji

I ftuar këtë të premte në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-deputeti Ervin Salianji zhvilloi një bisedë të hapur dhe pa filtra, ku foli për përvojën e tij në burg, situatën aktuale politike në vend dhe për marrëdhënien me partneren e tij, Grida Duma.

Gjatë intervistës, Salianji u pyet se si është të ndash jetën me një grua që prej vitesh shihet si një figurë publike fillimisht në politikë dhe së fundmi në botën e televizionit.

Me sinqeritet dhe emocion, ai u shpreh se ndjehet krenar dhe me fat për mbështetjen dhe forcën që ajo i jep në çdo etapë të jetës.

Pyetja– Si ndihet një burrë si Ervin Salianji që historinë e tij të dashurisë e ka të konkretizuar me një prej grave më model në Shqipëri, që ka frymëzuar dhe kur ka qenë në politikë dhe vazhdon e frymëzon në televizion? Sa është ritmi juaj i të qenurit krenar?

Salianji– Është shumë. Është fat, padiskutim. Është edhe pjesë e krenarisë, por dhe e botëkuptimit, edhe e ndërtimit të gjithë asaj që unë jam. Siç e keni parë, e kam mbajtur aspektin personal përgjithësisht të kufizuar në diskutimet publike, por padiskutim që është pjesë e rëndësishme, pjesa më e rëndësishme e imja.

Në studio, Salianji la të kuptohet qartë se marrëdhënia me Dumen është jo vetëm një lidhje dashurie, por edhe një bashkëudhëtim në vlera, vizion dhe mbështetje reciproke.

Poll