MAGAZINË /

EURO 2024/ Rikthehet Broja, Kombëtarja udhëton sot në Dusseldorf, Sylvinho ndryshon formacioni

Sot kuqezinjtë zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes në Dortumnd në bazën stërvitore, jo në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.

Shkruar nga B.SH

EURO 2024/ Rikthehet Broja, Kombëtarja udhëton sot në Dusseldorf,

Përballja e fundit në grup për Kombëtaren Shqiptare me Spanjën do të luhet nesër në orën 21:00 në stadiumin e Dusseldorfit.

Sot kuqezinjtë zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes në Dortumnd në bazën stërvitore, jo në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.

Konferenca zyrtare e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit Berat Gjimishiti do të zhvillohet në stadiumin e ndeshjes, në Dusseldorg në orën 18:45.

Për sa i përket formacionit, trajneri Sylvinho duket se do bëjë disa ndryshime në ekip, duke i besuar një fanellë titullari Arbër Hoxhës dhe Ivan Balliut, kjo nga minuta e parë.

Rikthim edhe për Brojën që u la pushim në ndeshjen me Kroacinë edhe sepse ka një karton të verdhë dhe një tjetër do të thoshte se nuk luante kundër Spanjës.

Porta duket se është e Strakoshës, në prapavijë Balliu, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.

Mesi i fushës për Ramadanin e Asllanin, me Bajramin që do jetë një lojtar i lirë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: