MAGAZINË /

Eurovision 2025: Pse kënga e 'Zjerm' është një kryevepër që nuk është dëgjuar kurrë më parë

Një nga platformat më të njohura në Itali, “Piccole Storie”, i ka kushtuar një shkrim të veçantë këngës që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2025, “Zjerm” nga Shkodra Elektronike.

Shkruar nga Versus
Eurovision 2025: Pse kënga e 'Zjerm' është një
Shkodra elektronike

Një nga platformat nërrjete sociale më të njohura në Itali, “Piccole Storie”, i ka kushtuar një shkrim të veçantë këngës që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2025, “Zjerm” nga Shkodra Elektronike.

Në artikull, “Zjerm” cilësohet si një nga dhuratat më të çmuara të këtij edicioni të Eurovision-it, duke u veçuar për forcën emocionale dhe mesazhin që përcjell. Më tej, autori nënvizon se kjo nuk është thjesht një këngë, por një kryevepër — një krijim që tejkalon kufijtë e muzikës së zakonshme dhe bëhet përjetim.

Shkrimi i plotë:

Ka këngë që thjesht dëgjohen.

Dhe pastaj ka këngë që përjetohen — që të hyjnë në shpirt si një pëshpëritje e lashtë dhe të zgjojnë diçka që e kishe harruar. “Zjerm” – zjarri – është pikërisht një prej tyre.

Ky është mesazhi që Shqipëria ka sjellë në Eurovision 2025. Por ta quash thjesht “këngë” do të ishte pak, shkruan një nga faqet më të njohura në Itali, “Piccole Storie”,

“Zjerm” është një lutje elektronike, një ritual i shenjtë, një kërcim shpirtëror mes shpresës dhe realitetit.

Pas saj qëndron Shkodra Elektronike, një dyshe italo-shqiptare me rrënjë në Shkodër: Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca.

Ata vijnë nga një qytet ku prej shekujsh jetojnë bashkë gjuhë, fe, rite dhe heshtje. Sot jetojnë në Itali, por zëri i tyre vjen nga malet, nga lumenjtë dhe nga kujtesa e vendit të tyre. Në “Zjerm”, ai zë shndërrohet në një thirrje që nuk bërtet, por që digjet brenda nesh.

 Beatriçe ëndërron. Kolë vëzhgon. 

Kënga nis me një vizion.

Një vizion i sjellë nga Beatriçe – e pastër, e ndritshme, e vendosur në butësinë e saj fëmijërore. Ajo kërkon vetëm një minutë. Vetëm një.

Një minutë ku bota mund të marrë frymë:

“Imagjino një minutë...
Pa ushtarë
Pa jetimë
Pa shishe në oqean
Nafta ka aromë lulesh lilak
Fjala është e lirë
Mirësia nuk ka emër
Liria mësohet në shkolla.”
Ky minutë që Beatriçe e ëndërron është gjithçka që i mungon botës sonë. Është dëshira e dikujt që e di se nuk jeton në një vend të drejtë, por që gjithsesi zgjedh të këndojë, të kërcejë dhe të besojë.

Në kulmin emocional të këngës, Beatriçe thotë:

“Krijo me mua një zemër të pastër”
“Në natën time, po të dërgoj dritë”
“Të lutem, ki mëshirë”

Dhe është aty që “Zjerm” nuk është më thjesht një këngë e Eurovision-it — është një pasqyrë e brendshme, një manifest shpirtëror, një zë që vjen nga Shqipëria për t’i kujtuar Europës se edhe zjarri mund të jetë i shenjtë./Versus.al

Poll