
Vetëm 24 orë pas vendimit se Izraeli do të marrë pjesë në Eurovisionin e këtij viti dhe tërheqjes së vendeve si Spanja, Holanda, Sllovenia dhe Irlanda, organizimi vazhdon të jetë shqetësues.
Në një votim më 4 dhjetor, anëtarët e EBU-së, Unionit Evropian të Transmetimeve që organizon konkursin, votuan 738 “po” dhe 264 “jo” për të lejuar Izraelin të marrë pjesë, duke miratuar gjithashtu rregulla të reja që synojnë “dekurajimin e qeverive nga ndikimi në konkurs”.
Sipas të dhënave, 31 vende votuan "po", 11 vende votuan kundër dhe 5 abstenuan. Listat, të publikuara nga eurovisionfun.com, pasqyrojnë situatën dhe interesi është i madh.
Shikoni se kush votoi pro pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision:

Vota e Shqipërisë ishte “PO” për Izraelin siç shihet në tabelën e mësipërme.
Shikoni kush votoi kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision:

Në të njëjtën kohë, ka shumë raportime që flasin për një krizë financiare dhe shkurtime buxhetore për shkak të tërheqjes së Spanjës, e cila është një forcë e fortë.
Drejtori i konkursit, Martin Green, nxitoi të rivendoste të vërtetën duke deklaruar se Eurovision është i sigurt financiarisht dhe se çdo humbje e audiencës mund të kompensohet nga rikthimi i Bullgarisë, Rumanisë dhe Moldavisë vitin e ardhshëm./Versus.al

