MAGAZINË /

Eva Alikaj lë pa fjalë Rudina Magjistarin: Se kam parë kurrë të plotë ''Pallatin 176''

Eva e njohur si ‘Elsa’ në rolin e saj te ‘Pallati 176’ zbuloi se nuk e ka parë kurrë këtë të fundit, ndonëse për publikun është një ndër rolet e para që vjen në mendje kur bëhet fjalë për aktoren

Shkruar nga M.H
Eva Alikaj lë pa fjalë Rudina Magjistarin: Se kam parë kurrë
Eva Alikaj

Aktorja e njohur Eva Alikaj, ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘Rudina’, ku bëri edhe deklaratën e saj të pabesueshme.

Eva e njohur si ‘Elsa’ në rolin e saj te ‘Pallati 176’ zbuloi se nuk e ka parë kurrë këtë të fundit, ndonëse për publikun është një ndër rolet e para që vjen në mendje kur bëhet fjalë për aktoren.

Ajo shtoi se nuk i sheh gjërat që dalin nga ajo, përveçse ndonjë fragment.

Para se të vija në emision, djali më rregulloi YouTube-n dhe aty më doli “Pallati 176”. Unë nuk e kam parë të them të drejtën, sepse ne nuk i shohim gjërat që dalin nga ne. Pra, e kam parë me fragmente,” tha ajo.

Moderatorja u habit nga përgjigjja e saj dhe u shpreh se nuk e beson aspak një fakt të tillë, duke shtuar gjithashtu se për shqiptarët 17 maji është kthyer në një ‘festë kombëtare’ dhe dihet përmendësh çdo batutë e asaj shfaqjeje.

Besoje që nuk e kam parë! Sa herë dua të shoh televizor, çdo dy apo tre ditë më del Eva dhe i them vetes se nuk kam kohë të të shoh, kam punë!” tha ajo me humor.

Kujtojmë që Eva Alikaj është prej disa muajsh në Tiranë dhe këtë herë do të vijë për publikun shqiptar si ikona operistike Maria Callas në shfaqjen “Master Class,” ku do të jetë njëkohësisht edhe regjisorja e shfaqjes./ Versus.al 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: