Sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Armando Broja po e ndjek vazhdimisht fati i keq me dëmtimet. Së fundmi ka pësuar një tjetër lëndim, atë në nyje të këmbës që pritet ta lërë jashtë fushave për rreth 3 muaj.
Kjo situatë ka bërë që edhe skuadrës aktuale ku është huazuar, Evertonit, t’i soset durimi.
Madje, trajneri i ekipit nga Liverpooli, David Moyes e ka thënë publikisht se ish-futbollisti i Sunderlandit mund të rikthehet tek klubi që e mban kartonin e tij, Chelsea, pas lëndimit të fundit.
Evertoni e kishte marrë lojtarin në formë huazimi në verën e kaluar, por Broja s’ka arritur asnjëherë t’i shfaq vlerat e tij tek të kaltrit.
23 vjeçari kishte debutuar në këtë klub më 4 dhjetor pasi e kishte një lëndim paraprak, ndërsa më 9 janar e pësoi lëndimin e radhës.
Broja ishte inkuadruar në lojë si zëvendësues në FA Cup kundër Peterborough United, por e zuri keq nyjën e këmbës dhe u desh të largohej nga fusha me barelë shkaku i dhimbjeve, ndërsa iu desh të merrte edhe oksigjen.
Sulmuesi shqiptar, që hyri në fushë si zëvendësues, ndjeu dhimbje të mëdha dhe u largua me barelë dhe oksigjen, me ç’rast do të mungojë 10-12 javë.
Fatkeqësisht, lëndimet e njëpasnjëshme ia kanë pamundësuar sulmuesit shqiptar që ta vazhdonte një karrierë, që dukej se do ta kishte të jashtëzakonshme. Versus.al








