Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një nga momentet më të veçanta dhe të ëmbla familjare ditëlindjen e 3-të të vajzës së saj, Zoi.
Në një atmosferë plot dashuri, ngjyra të buta, Arbana ka publikuar një set fotosh familjare që thjesht shkëlqejnë nga drita dhe lumturia. Me praninë e partnerit të saj, regjisorit Eduart Grishaj, dhe të voglës Zoi në qendër të vëmendjes, këto momente janë një himn për dashurinë familjare.
Krahas fotove, Arbana ka shkruar me emocion:
"Happy Birthday Zoi im, Jeta ime
Çfarë drite je! Çfarë bekimi"
Por vëmendjen e morën edhe fotot e mrekullueshme, të realizuara nga fotografja e njohur për setet e saj delikate dhe plot shpirt, partnerja e Princ Lekës, Blerta Celibashi (@blerta_c_photography), të cilës Arbana nuk i kurseu falënderimet:
"Thank you @blerta_c_photography për këto foto kaq të bukura."
View this post on Instagram







