Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Efi Dhedhes, ka shqetësuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, pasi është shfaqur në një foto të postuar nga spitali.
Në imazhin e ndarë në InstaStory, ajo shihet e shtrirë në krevat dhe me veshje spitalore, duke lënë të kuptohet se po përballet me një problem shëndetësor.
Në përshkrim, Efi nuk ka dhënë shumë detaje, por është mjaftuar me një fjali të shkurtër: “Mirëmëngjesi edhe kështu”, që ka mjaftuar për të ngritur shqetësimin e ndjekësve të saj.
Ende nuk dihet arsyeja e qëndrimit të saj në spital apo natyra e shqetësimit shëndetësor, pasi ish-banorja nuk ka dhënë ndonjë sqarim shtesë. Postimi vjen vetëm një ditë pas publikimeve të saj të zakonshme nga rutina e përkujdesjes për veten, ku Efi dukej në formë të mirë dhe e buzëqeshur.
Fotoja nga spitali është bërë menjëherë virale dhe ka hapur diskutime në rrjet, ndërsa fansat i kanë dërguar urime për shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në formën e saj të zakonshme.







