Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar së fundmi lidhur me raportin e saj me Gjestin, duke sqaruar se mes tyre nuk ka më asnjë lloj komunikimi. E pyetur nëse kanë folur apo kanë pasur ndonjë kontakt në rrjete sociale, këngëtarja u shpreh:
“Jo, nuk kam folur me Gjestin. Nuk e kam në Instagram, as nuk më ka. Nuk kemi asnjë lloj kontakti.”
Megjithatë, pavarësisht mungesës së komunikimit, Rozana nuk nguron t’i urojë të mirat:
“Uroj që të jetë mirë dhe të ketë sukses në gjërat që po bën, siç ia kam uruar përherë.”- tha këngëtarja.
Deklarata e saj konfirmon përfundimisht distancën mes tyre, por pa ndonjë hatërmbetje. Kujtojmë se të dy kanë qenë mjaft të afërt në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, megjithatë shpesh herë patën edhe përplasje. Këngëtarët ishin dyshja finale e publikut dhe në fund Gjesti ishte ai që fitoi çmimin e madh. Versus.al







