MAGAZINË /

Çfarë ndodhi? Rey Manaj shtrohet në spital para ndeshjes me Serbinë

Ai ka pasur temperaturë të lartë që nuk po ulet, dhe për këtë arsye nuk ka marrë pjesë në stërvitjet me Kombëtaren gjatë ditëve të fundit.

Shkruar nga Versus
Çfarë ndodhi? Rey Manaj shtrohet në spital para ndeshjes me
Rey Manaj

Rey Manaj po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore, pasi është prekur nga një gjendje gripale. Së fundmi është bërë me dije se sulmuesi nga Lushnja është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Ai ka pasur temperaturë të lartë që nuk po ulet, dhe për këtë arsye nuk ka marrë pjesë në stërvitjet me Kombëtaren gjatë ditëve të fundit.

Gjendja e tij ka shqetësuar stafin teknik të ekipit kuqezinj, vetëm dy ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Serbisë, që do të zhvillohet të shtunën në “Arenën Kombëtare” në orën 20:45./Versus.al

Poll