Me dy gjysmë finalet e Eurovizionit që kanë përfënduar, vëmëndja e publikut është përqëndruar në finalen e madhe të së shtunës.
Njëzet e gjashtë vende do të garojnë në Bazel të Zvicrës, duke luftuar për vendin e parë. Midis tyre është dhe Shqipëria pasi Shkodra Elektronike arriti të kualifikohet duke performuar me këngën e tyre ‘Zjerm’ në gjysmëfinalen e parë, mbrëmjen e së mërkurës, 15 maj.
Pak orë më parë u njoftua rendi i paraqitjes së vendeve , ku delegacioni shqiptar u shfaq në vendin e 26-të.
Sipas parashikimeve, Suedia është ende favorite e ndjekur nga Austria në vend të dytë dhe nga Franca.
Përsa i përket Shqipërisë ajo ka lënë vende të njohura pas si Greqia, Italia, Spanja, Gjermania, duke u radhitur në vendin e nëntë.
Në vendin e fundit në baste, është Armenia me Parg dhe këngën Survivor./Versus.al
Shihni tabelën me parashikimet deri më tani
Renditjen e performancës së 26 vendeve në finalen e Eurovision të shtunën







