
Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, bëri një rikthim të bujshëm në ekran pas shumë vitesh, duke dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion”.
Në një rrëfim të sinqertë dhe emocional me gazetarin Blendi Fevziu, ajo ndau detaje të rralla nga jeta e saj personale dhe artistike.
Një nga deklaratat që ka bërë më shumë bujë në rrjetet sociale është ajo se “nuk kam rënë kurrë në dashuri” – një pohim i papritur që ka befasuar publikun dhe fansat e saj të shumtë.
"S'kam rënë kurrë në dashuri,” tha ajo pa hezitim, kur u pyet për ndjenjat që mund të ketë provuar gjatë rinisë.
Madje as në gjimnaz, nuk pati një dashuri platonike. "Kam pasur fatin që më kanë dashur," shtoi ajo.
Simaku tregoi gjithashtu se, që në fillim të karrierës, ishte një vajzë shumë e thjeshtë,
që nuk i pëlqente të lyhej apo të binte në sy.
"Asnjëherë nuk lyhesha, edhe kur shkova në shkollë. Vishesha shumë thjeshtë," rrëfeu ajo.
Deklaratat e saj kanë trazuar rrjetet sociale, ku shumë komentues shprehen të befasuar nga kjo anë e panjohur e artistes.
Ky rrëfim i sinqertë është ndoshta një nga momentet më të veçanta të rikthimit të saj në publik./Versus.al







