MAGAZINË /

Fikje mikrofonash, kërcënime e prekje fizike, të gjithë banorët e BBVIP kalojnë në televotim

Shkruar nga Versus

Fikje mikrofonash, kërcënime e prekje fizike, të gjithë

Të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother VIP 5 janë futur në nominim gjatë spektaklit ''Prime'' të mbrëmjes së djeshme. 

Vendimi i papritur erdhi pas disa incidentesh, ku shumica e banorëve, përfshirë Selin, Greta, Rogerti, Livia, Miri dhe Mateo, nuk kanë respektuar rregullat e Vëllait të Madh, duke sjellë tension dhe situata të pakëndshme brenda shtëpisë.

Artani, një nga banorët e përfshirë, shprehu pakënaqësinë e tij për këtë vendim, duke theksuar se disa prej banorëve nuk kanë thyer rregullat dhe se përfshirja e të gjithëve në televotim ishte e padrejtë.

Lista e banorëve që shihen të rrezikuar për eliminim përfshin Stenaldo, Mali, Miri, Marko, Rogerti, Artani, Juela, Livia, Gimbo, Selin, Mateo, Brikena, Shndrit, Greta, Arditi dhe Alesio, duke e bërë këtë javë një nga më dramatiket dhe të paparashikueshmet në historinë e programit.

Javë pas jave, shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 vijon të surprizojë me zhvillime të papritura.

Poll