MAGAZINË /

Fitorja ndaj Spanjës “domosdoshmëri”, por a kualifikohemi edhe me barazim? Skenarët e mundshëm

Barazimi do na i vështirësonte shanset për kualifikim pasi asgjë nuk do të ishte në dorë të kombëtares tonë.

Shkruar nga B.V
Fitorja ndaj Spanjës “domosdoshmëri”, por a kualifikohemi
Kombëtarja kuqezi

Kombëtarja shqiptare synon vetëm fitoren në ndeshjen e sotme përballë Spanjës e cila shihet si pretendente për të fituar kampionatin “Euro 2024”.

Fitorja është i vetmi rezultat që do t’u jepte shpresë kuqezinjve për t’u kualifikuar në fazën e mëtejshme të europianit. Por a mundet të kalojmë më tej edhe me barazim?

Nëse kjo do të ndodhte, më pas asgjë nuk do të varej nga Shqipëria. Skenari duhet të jetë si më poshtë.

Gjithçka do të vendosej nga situata në grupin C dhe F. Fillimisht në grupin C do duhej që Anglia të regjistronte fitore me më shumë se 1 gol kundër Sllovenisë.

Në anën tjetër Serbia duhet të humbasë kundër Danimarkës ose të dalë barazim pa gola 0 me 0.

Situata në grupin F do varej nga Portugalia dhe Turqia.

Të dyja duhet të mposhtin respektivisht Gjeorgjinë dhe Çekinë. Gjeorgjia nëse barazon, nuk do i vlente. Në anën tjetër një barazim 0 me 0 i Çekisë do ishte sërish avantazh për Shqipërinë.

Kombinimi i këtyre skenarëve do kualifikonte Shqipërinë, nëse e mbyll barazim me Spanjën. Në anën tjetër, fitorja do të ishte mrekulli pasi do i siguronte kualifikimin Kombëtares. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: