
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita e cila nuk arriti të ishte pjesë e finales, ka bërë disa deklarata të forta në rrjetet sociale ku ka ngritur akuza të drejtëpërdrejta ndaj produksionit.
Ajo ka akuzuar publikisht producenten Olsa Muhameti duke hedhur dyshime për manipulimin e rezultateve të votimeve.
“Olsa, kam shumë pyetje për ty… Fjala ishte që unë të shkoja në finale. Çfarë ndodhi? Pse nuk shkova, kur i kisha votat dhe gjithçka? Çfarë ndryshoi?”, shkruante Benita, duke lënë të kuptohet se finalja i ishte premtuar.
Ajo ka ngritur gjithashtu dyshime se eliminimi i saj mund të ketë ardhur si pasojë e refuzimit për të ndjekur një skenar të supozuar romantik brenda shtëpisë. “A është kjo arsyeja e vërtetë? Sepse unë nuk desha të jem me Klodin?”, shprehet ajo.

Benita shprehet se fituesi i këtij edicioni është i parapërcaktuar nga produksioni. Ky është i disati rast që ish-banorë akuzojnë produksionin pas eleminimit. Versus.al

