MAGAZINË /

Flori Mumajesi prek me rrëfimin për nënën e tij të ndjerë

Në postimin e tij, Mumajesi shpreh dashurinë dhe mungesën për nënën, duke treguar se lidhja e tyre mbetet e gjallë në zemrën e tij dhe në kujtimet që e shoqërojnë çdo hap të jetës së tij.

Shkruar nga Versus
Flori Mumajesi prek me rrëfimin për nënën e tij të
Flroi Mumajesi

Këngëtari i njohur Flori Mumajesi ka zgjedhur këtë vit të ndajë një mesazh të veçantë në ditëlindjen e tij të 43-të.

Përmes një dedikimi të gjatë dhe emocional, artisti rikthehet tek kujtimet e dashura me nënën e tij të ndjerë, duke e bërë këtë ditë të veçantë jo vetëm ditën e tij, por një moment për t’u ndarë me të.

Në postimin e tij, Mumajesi shpreh dashurinë dhe mungesën për nënën, duke treguar se lidhja e tyre mbetet e gjallë në zemrën e tij dhe në kujtimet që e shoqërojnë çdo hap të jetës së tij.

Ky rrëfim prekës ka prekur ndjekësit e tij, duke bërë që mesazhi i artistit të shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale dhe të shkaktojë emocione tek fansat.

Ditëlindja e tij kësaj here nuk është thjesht një festë personale, por një homazh i ndjerë për nënën, duke rikujtuar se dashuria dhe kujtimet e përbashkëta nuk shuhet kurrë.

Flori Mumajesi prek me rrëfimin për nënën e tij të

 

Poll