MAGAZINË /

Formula1 ka një kampion të ri! Dramë e paparë në Abu Dhabi, ja kush ia doli ta fitonte titullin!

Piloti britanik i McLaren arriti të sigurojë titullin e parë në karrierë me vetëm dy pikë avantazh ndaj rivalit të tij të drejtpërdrejtë, Max Verstappen.

Shkruar nga Versus

Formula1 ka një kampion të ri!  Dramë e paparë në Abu

Lando Norris është shpallur kampioni i ri i botës në Formula 1, duke mbyllur një sezon dramatik dhe emocionues deri në xhiron e fundit të garës së Abu Dabit.

Piloti britanik i McLaren arriti të sigurojë titullin e parë në karrierë me vetëm dy pikë avantazh ndaj rivalit të tij të drejtpërdrejtë, Max Verstappen.

Gara finale foli në favor të holandezit, i cili u nis nga “pole position” dhe dominoi ritmin deri në flamurin me kuadrate, duke shpresuar që skenari pas tij të kthehej në favor të tij në renditjen e përgjithshme. Megjithatë, Norris bëri pikërisht atë që duhej: ruajti qetësinë, shmangu rreziqet dhe mbrojti pozicionin e tretë – rezultati minimal që i duhej për t’u kurorëzuar kampion.

Në momentet e para të garës, britaniku humbi pozicionin ndaj shokut të tij të skuadrës, Oscar Piastri, por rikuperoi kontrollin e ritmit dhe menaxhoi në mënyrë perfekte presionin e jashtëzakonshëm që vinte nga pas.

Në fund, triumfi i tij u vulos teksa tre makinat – Verstappen, Piastri dhe Norris – kaluan finish-in në atë renditje, duke mbyllur një sezon historik për McLaren dhe për vetë pilotin britanik.

Renditja finale e kampionatit:

• Lando Norris – 423 pikë

• Max Verstappen – 421 pikë

• Oscar Piastri – 410 pikë

Një epilog spektakolar për një sezon që do të kujtohet gjatë në historinë e Formula 1.

Formula1 ka një kampion të ri!  Dramë e paparë në Abu
Lando Norris

 

 

Poll