Danja Koka ka ngritur dyshime të forta në rrjet pas një videoje të publikuar nga dasma e motrës së saj. E veshur me një fustan rozë të ngushtë dhe me shkëlqim, ndjekësit kanë vënë re një bark pak të fryrë, gjë që ka çuar në spekulime për një shtatzëni të mundshme.
Megjithëse Danja nuk ka konfirmuar asgjë deri tani, pamja e saj elegante por ndryshe nga zakonisht, ka ndezur rrjetin me pyetjen?
“A është Danja në pritje të ëmbël?”







