
Reperi i njohur nga Ferizaji, Getinjo, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pas publikimit të disa pamjeve në rrjetet sociale ku shihet i shoqëruar nga policë në një aeroport.
Videoja, e shpërndarë në profilin e tij në Instagram, ka ngjallur menjëherë reagime dhe spekulime nga fansat.
Në pamje, Getinjo duket i qetë dhe e ka marrë situatën me sportivitet, ndërsa sfondi i videos shoqërohet nga kënga “P9”, bashkëpunim i tij me Mozzik, që sugjeron se nuk ka pasur tension të dukshëm.
Deri tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga reperi apo autoritetet për arsyen e shoqërimit. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për kontroll rutinë, verifikim dokumentesh apo procedurë tjetër standarde sigurie.
Fansat presin të shohin nëse Getinjo do të japë më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.



