Ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku ishte e ftuar VIP në javën e modës të mbajtur në Nju Jork të SHBA-ve.
Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, Simaku shfaqet e veshur me një pelush të zi dhe më e buzëqeshur se kurrë.
Mbrëmjen e së dielës, ikona e muzikës shqiptare ishte pjesë e shfaqjes së modës nga stilistja e njohur japoneze Naoko Tosa.
Kjo dalje e saj vjen pak ditë pasi la spitalin psikiatrik ku për një muaj rresht u mori trajtim mjekësor mbi traumat që kishte kaluar kohëve të fundit. Versus.al








