MAGAZINË /

FOTO/ Ndodh në Tailandë! Policët shkojnë në aksion për të kapur trafikantin e drogës, të veshur si balerina femra

 Operacioni i pazakontë u bë shpejt viral pasi fotot u shfaqën në internet. Raportimet gjithashtu thanë se i dyshuari më vonë u gjet me sende të paligjshme gjatë aksionit policor

Shkruar nga Versus

FOTO/ Ndodh në Tailandë! Policët shkojnë në aksion

Një aksion policor në Tailandë është zhvilluar pak ndryshe nga herët e tjera, ku oficerë policie meshkuj në Tajlandë u veshën si balerina femra për të kapur një të dyshuar.

 Operacioni i pazakontë u bë shpejt viral pasi fotot u shfaqën në internet. Raportimet gjithashtu thanë se i dyshuari më vonë u gjet me sende të paligjshme gjatë aksionit policor.

Oficerët, të veshur me fustane me shkëlqim dhe grim skenik, publikuan në Facebook një foto ku shfaqeshin duke buzëqeshur pas operacionit të suksesshëm në distriktin Tha Luang, në lindje të Tajlandës. Nga gjashtë policët në foto, vetëm njëra dukej të ishte femër. Versus.al

Poll