
Armir Shahini ose i njohur ndryshe si Miri një nga banorët më të përfolur të këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania”, po tërheq vëmendjen jo vetëm për dinamizmin e tij brenda shtëpisë, por edhe për një trekëndësh emocional me dy prej vajzave të programit.
Ky situatë ka bërë që këngëtari të jetë një nga protagonistët kryesorë të edicionit.
Një detaj nga e kaluara e tij ka ngjallur interes të madh te mediat rozë dhe ndjekësit: Miri ka pasur një martesë të mëparshme me një grua bjonde gjermane, me të cilën ka edhe një vajzë.
Ngjashmëria fizike mes ish-bashkëshortes dhe një prej vajzave që i tregon pëlqim, Lornës – gjithashtu bjonde – ka nxitur spekulime se këngëtari mund të jetë tërhequr nga tipare që i kujtojnë të kaluarën e tij.
Përveç konkurrencës për çmimin e madh, duket se Miri është përfshirë edhe në një lojë emocionale, e cila po e bën pjesëmarrjen e tij në “Big Brother VIP” po aq intrigante sa vetë gara./Versus.al


