MAGAZINË /

FOTO/ Pas konfliktit në BBV, Sara dhe Ilnisa ribashkohen në një bisedë prekëse për mëmësinë

Pas më shumë se një viti nga përfundimi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Ilnisa Agolli dhe Sara Gjordeni kanë vendosur t’i lënë pas mosmarrëveshjet dhe të bëjnë paqe.

Shkruar nga Versus
FOTO/ Pas konfliktit në BBV, Sara dhe Ilnisa ribashkohen në një
Ilnisa Agolli/ Sara Gjordeni

Pas më shumë se një viti nga përfundimi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Ilnisa Agolli dhe Sara Gjordeni kanë vendosur t’i lënë pas mosmarrëveshjet dhe të bëjnë paqe.

Dy ish-banoret, të njohura për përplasjet e ashpra brenda shtëpisë së famshme, janë shfaqur së fundmi bashkë në një emision televiziv, duke surprizuar fansat dhe ndjekësit e tyre.

Gjatë qëndrimit në BBVIP3, Ilnisa dhe Sara u përfshinë në debate të forta, të shoqëruara me ofendime të rënda dhe tensione të vazhdueshme.

Përplasjet mes tyre sollën përfshirjen edhe të dy konkurrentëve të tjerë, Bardhit dhe Meritoni, të cilët u konfliktuan për shkak të mbështetjes ndaj secilës palë.

Ndërkohë që pas daljes nga formati, rrugët e dy vajzave mbetën të ndara, duket se pas ndarjes së Ilnisës me Meritonin, gjërat kanë ndryshuar.

Ilnisa ka nisur të rikthejë marrëdhëniet me shumë figura të showbizit, me të cilët më parë kishte pasur përplasje të ashpra. Ky ribashkim me Sarën duket se është një tjetër hap drejt mbylljes së kapitujve të vjetër dhe fillimeve të reja./Versus.al

FOTO/ Pas konfliktit në BBV, Sara dhe Ilnisa ribashkohen në një

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: