Emily Ratajkowski dhe Romain Gavras, ish i dashuri i Dua Lipës janë në një lidhje pasi çifti është fotografuar nga paparacët duke u puthur në publik.
Modelja u pa me regjisorin greko-francez mbrëmjen e së dielës, 9 nëntor në rrugët e Nju Jorkut.
Çifti po ecte dorë për dore teksa nuk mungonin dhe puthjet gjatë shëtitjes së tyre në Manhattan.
Kjo është dalja e parë e tyre publike së bashku.


Fotot tregojnë çiftin duke shkëmbyer puthje dhe përqafime në pjesë të ndryshme të qytetit, pranë një hyrjeje metroje.
Në një moment, modelja ia përkëdheli butësisht fytyrën partnerit të saj ndërsa ai e mbante nga beli. Më vonë, ajo u ngrit në majë të gishtave për ta puthur.
View this post on Instagram
Kjo marrëdhënie duket të jetë e para e Ratajkoëski-t që nga romanca e saj e shkurtër me këngëtarin Shaboozey në verën e vitit 2024.
Para kësaj, ajo ishte në një lidhje me Harry Styles, me të cilin u pa duke u puthur në Tokio në mars të vitit 2023, si dhe me komedianin Eric Andre, me të cilin kishin postuar një foto të përbashkët pa rroba në Instagram më herët atë vit.
Ratajkowski ka pasur gjithashtu marrëdhënie të shkurtra me artistin Jack Greer, komedianin Pete Davidson dhe DJ Horacio Rispo, dhe u përfol se po shoqërohej dhe me Brad Pitt në vjeshtën e vitit 2022.
Përpara kësaj serie marrëdhëniesh jetëshkurtra, modelja ishte e martuar me producentin Sebastian Bear McClard, i njohur për punën e tij me Josh dhe Benny Safdie në filmin "Uncut Gems" me Adam Sandler.
Të dy u martuan në një ceremoni të thjeshtë në një bashki më 23 shkurt 2018. Që atëherë, Ratajkowski është përqendruar në karrierën e saj, duke debutuar së fundmi në pistë në sfilatën e modës Victoria's Secret 2025.
Marrëdhënia e Romain Gavras me Dua Lipën
Dua Lipa u pa për herë të parë me regjisorin në mars të vitit 2023, duke u kthyer së bashku nga një sfilatë e Javës së Modës Saint Laurent në Paris. Megjithatë, ato bënë debutimin e tyre zyrtar në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë dy muaj më vonë, në maj.
Sipas The Sun, ish-çifti u nda pasi këngëtarja vendosi të përqendrohej vetëm në muzikën e saj. Pas këngës së saj "Houdini", ylli ndau rrugët e saj nga Gavras pas 8 muajsh lidhjeje.

