
Beatrix Ramosaj ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me postimet e saj më të fundit nga “Nikki Beach” në Miami.
Këngëtarja shqiptare ka publikuar disa foto ku shfaqet në një ambient plazhi, duke vënë në pah stilin e saj veror dhe format trupore, në një paraqitje që është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.
E vendosur prej kohësh në Shtetet e Bashkuara, Beatrix po shijon disa ditë relaksi në Florida, ndërsa aktiviteti i saj në rrjetet sociale mbetet mjaft i ndjekur nga fansat.
Postimet e saj kanë marrë reagime të shumta, ndërsa ndjekësit kanë komentuar edhe ndryshimet në pamjen e saj, përfshirë eksperimentimet me look-un dhe ngjyrën e flokëve.
Ndërkohë, emri i këngëtares është përmendur më herët edhe për një lajm pozitiv familjar, pasi nëna e saj ka kaluar me sukses një periudhë të vështirë shëndetësore.




