MAGAZINË /

Gjesti e mirëpret Eglin në Kosovë? Detaji që po 'çmend' fansat

Zhurma për çiftin Egli dhe Gjesti nuk është vetëm brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, por vazhdon edhe jashtë saj. Ndërkohë që disa besojnë se ata janë ende bashkë, të tjerë janë skeptikë – mes tyre edhe Valbona.

Shkruar nga Versus

Gjesti e mirëpret Eglin në Kosovë? Detaji që po

E ftuar së fundmi në emisionin “E Diell”, ish-banorja Valbona u shpreh me dyshime kur u pyet nga gazetari Ronaldo Sharka nëse çifti vazhdon lidhjen. Ajo tha:

Kam përshtypjen që për publikun ata duken sikur janë ende bashkë. Por me aq sa kam parë, kam frikë se për shkak të angazhimeve që kanë, nuk po gjejnë kohë për njëri-tjetrin. Gjithsesi, uroj që të jenë bashkë dhe ta kenë finalizuar me dashuri dhe sukses.”

Pas kësaj deklarate, rrjeti shpërtheu me lajme se lidhja e tyre kishte marrë fund. Megjithatë, Egli duket se reagoi në mënyrën e saj, duke postuar një foto në Instagram që, sipas ndjekësve, e tregon në shtëpinë e Gjestit.

Gjesti e mirëpret Eglin në Kosovë? Detaji që po

Kjo u interpretua si një përgjigje indirekte për të qetësuar zërat rreth ndarjes. /Versus.al/

Tags:

egli gjesti

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: