
Pas një rrugëtimi të suksesshëm në Big Brother VIP Albania, ku fitoi jo vetëm zemrat e publikut, por edhe çmimin e madh, Gjesti feston sot ditëlindjen jashtë shtëpisë së famshme, tashmë si një nga personazhet më të komentuar të momentit.
Gjatë qëndrimit të tij në BBVA, ai krijoi një lidhje të ngushtë me Egli Takon, të cilën e quajti hapur "e dashura" e tij. Marrëdhënia e tyre u diskutua gjerësisht, dhe dukej se do të vazhdonte edhe pas përfundimit të spektaklit.
Megjithatë, pas daljes nga shtëpia, realiteti ka qenë ndryshe: që prej asaj kohe, Gjesti dhe Egli nuk janë parë më bashkë, duke ngritur dyshime se lidhja mes tyre mund të ketë qenë vetëm pjesë e jetës brenda formatit.
Këto dyshime janë forcuar edhe më shumë nga veprimi i fundit i Eglit - mungesa
totale e një urimi publik për ditëlindjen e Gjestit, ndryshe nga shumë personazhe të tjerë që e kanë uruar me dashamirësi në rrjete sociale.
Mes tyre, edhe vetë Ledion Liço, i cili publikoi një foto të përqafuar me Gjestin, duke shkruar:
"Happy birthday nub. Shkëlqe gjithmonë."








