
Kur menduam se drama mes ish-banorëve të “Big Brother VIP Kosova" kishte përfunduar me finalen, Xheneta na dëshmon të kundërtën.
E ftuar në emisionin "Trotuar”, ajo ndau një moment të papritur pas daljes nga shtëpia më e famshme - një buzëqeshje në korridoret e Top Channel, drejtuar asaj nga vetë Gjesti.
Sipas Xhenetës, ishte ai që e pa i pari dhe nuk e kurseu një mimikë miqësore. Madje, edhe Graciano, i cili duket se është mirë i informuar për kulisat, e konfirmoi si një moment që nuk i shpëtoi vëmendjes së stafit.
Por surprizat nuk ndalen këtu.
Graciano e përmendi edhe Eglin - emrin që gjithmonë arrin të krijojë tension. I pyetur
nëse ka pasur një përballje mes tyre, Xheneta tha:
"Nuk i kam takuar në televizion, por kam dëgjuar që po qëndrojnë në të njëjtin hotel ku jam edhe unë. Tani, nuk e di kush po e ndjek kë,” – tha ajo me një buzëqeshje me shumë kuptime.
Rrugët e tyre mund të mos jenë kryqëzuar në studio, por duket se holli i hotelit mund të jetë skena e radhës për një episod të ri jashtë kamerave.








