Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të bukura dhe të ndjera të jetës së tij: ditëlindjen pranë familjes, që ai e quan “ëndrra e bërë realitet”.
Në një foto të publikuar në rrjete sociale, këngëtari shfaqet së bashku me partneren e tij, Kiara Tito, dhe vajzën e tyre, të gjithë të veshur në të bardha, teksa përcjellin një atmosferë të ngrohtë familjare.
"Mu deshën 40 vite që të kem gjithçka që kam ëndërruar", shkruan Luizi krahas fotos, duke shprehur mirënjohjen për këtë fazë të jetës.
Postimi ka marrë qindra urime dhe komente dashamirëse nga ndjekësit, të cilët kanë ndarë fjalë të ngrohta për këngëtarin në këtë ditë të veçantë.







