
Ish-banori i Big Brother VIP Albania5, Ilir Vrenozi i cili njihet si aktivist i zellshëm i PD, ka folur mbi arsyet që e shtynë që t’i bashkohej këtij reality shoë pas akuzave nga ndjekësit se ai ishte shitur për pazare politike.
Vrenozi tha se kushti që kishte vendosur për t’u bërë pjesë e këtij formati televiziv lidhej me situatën shëndetësore të bashkëshortes dhe motrës së tij.
“U thashë qartë: duhet ta largoj bashkëshorten nga puna që të kujdeset për motrën e sëmurë, ndërsa unë do të isha brenda. Ata më thanë se do ta mbulonin atë pagë. Ishin fiks 600 mijë lekë të vjetra,” u shpreh Vrenozi, duke sqaruar se shuma shërbente për të kompensuar mungesën e të ardhurave gjatë kësaj periudhe.
I indinjuar nga akuzat e profileve anonime, Vrenozi shkoi deri në betime ekstreme për te vërtetuar besnikërinë e tij politike: “Më vdekshin fëmijët nëse gënjej.” Me reagimin e ashpër, Vrenozi synon të bindë mbështetësit se bindja e tij politike nuk ka ndryshuar dhe se gjithçka kishte qenë e detyruar nga situata e tij familjare. Versus.al

