MAGAZINË /

Habit Monika Kryemadhi: Ndjenjat e Mateos mund të jenë diku tjetër, ja cilën prej banoreve pëlqen

Shkruar nga Versus
Habit Monika Kryemadhi: Ndjenjat e Mateos mund të jenë diku
Monika Kryemadhi

Gjatë një interviste për Top Albania Radio, opinionistja e këtij sezoni të Big Brother VIP Albania, Monika Kryemadhi, bëri disa deklarata që pritet të ndezin diskutime.

E pyetur për zhvillimet e fundit në shtëpi, veçanërisht për raportin mes Mateos dhe Brikenës, ajo dha një vlerësim befasues.

Sipas Kryemadhit, pavarësisht vëmendjes që ka marrë Brikena, ndjenjat e Mateos mund të jenë diku tjetër.

Ajo u shpreh se Mateo duket se ka simpati për Selin, duke shtuar se ky pëlqim mund të jetë i ndërsjellë dhe madje të vazhdojë edhe pas përfundimit të formatit.

Në vlerësimin e saj, Selin po përjeton një situatë të ndërlikuar emocionale në shtëpi, pasi marrëdhëniet me djemtë kanë ndryshuar ndjeshëm.

Kryemadhi theksoi se pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi në lojë, raporti i Selin me një prej tyre është përkeqësuar aq shumë sa ajo shfaq tashmë një reagim të fortë negativ.

Ndërsa lidhjen e saj me Gimbo e interpretoi si një mbështetje të thjeshtë njerëzore për të përballuar presionin e izolimit, jo si diçka më të thellë.

Poll