MAGAZINË /

"Hajde na bëj pak o*gji këtu", Zhaku lëshon gojën ndaj Mozës! Tension mes banoreve

Shkruar nga Versus

"Hajde na bëj pak o*gji këtu", Zhaku lëshon gojën

Gjatë orëve të vona të natës, situata brenda Fermës VIP është tensionuar ndjeshëm teksa një diskutim mes banorëve degradoi në përplasje të fortë verbale.

Në qendër të debatit, ka qenë këngëtarja Inida Gjata e njohur si Zhaku, e cila humbi kontrollin dhe shpërtheu me nervozizëm ndaj banorëve të tjerë.

Zhaku ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj për qëndrimin brenda fermës, duke lënë të kuptohet se presioni emocional dhe dinamika e fortë mes konkurrentëve kanë ndikuar ndjeshëm tek ajo.

“Lashë momentet e mia për të ardhur të rrija këtu me ju”, është shprehur ajo me nerva, duke treguar qartë frustrimin e grumbulluar.

Përplasja në vazhdim u përqendrua tek Moza dhe në kulmin e nervozizmit, Zhaku iu drejtua me  tone fyese dhe gjuhë të ashpër, duke habitur jo vetëm banorët e pranishëm, por edhe publikun që ka ndjekur momentin.

“Ke orën e orale, hajde bëj pak o*gji këtu me neve!”- ishin disa prej fyerjeve të drejtuara ndaj shkrimtares. Versus.al

Poll