MAGAZINË /

“Haland e do Real Madridin”, presidenti i Dortmundit zbulon të ardhmen e norvegjezit

Në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle “AS”, Watzke ka deklaruar se Haaland ka një dëshirë të qartë për të luajtur për klubin madrilen, edhe pse sipas tij, një transferim i tillë nuk pritet të ndodhë menjëherë.

Shkruar nga Versus

“Haland e do Real Madridin”, presidenti i Dortmundit zbulon të

E ardhmja e Erling Haaland vijon të jetë një nga temat më të diskutuara në futbollin europian, ndërsa një deklaratë e presidentit të Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka rikthyer edhe një herë spekulimet për një kalim të mundshëm të sulmuesit norvegjez te Real Madridi.

Në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle “AS”, Watzke ka deklaruar se Haaland ka një dëshirë të qartë për të luajtur për klubin madrilen, edhe pse sipas tij, një transferim i tillë nuk pritet të ndodhë menjëherë.

“Erling e do Real Madridin dhe nuk e fsheh këtë. Mendoj se pas dy ose tre vitesh ai do të luajë atje, por jo tani. Koha e tij do të vijë”, është shprehur Watzke.

Presidenti i Dortmundit theksoi gjithashtu se aktualisht sulmuesi nuk ka arritur marrëveshje me asnjë klub tjetër dhe se e ardhmja e tij mbetet e hapur. Sipas tij, Haaland do të jetë ai që do të vendosë momentin dhe destinacionin e hapit të radhës në karrierë.

Sulmuesi ka impresionuar edhe në arenën ndërkombëtare, duke konfirmuar statusin e tij si një nga lojtarët më të frikshëm ofensivë në botë. Performancat e tij kanë bërë që vlera e tij në treg të jetë ndër më të lartat, me një çmim të vlerësuar rreth 200 milionë euro./Versus.al

 

Poll