MAGAZINË /

"I gjen ai fap fap", Mimoza Ahmeti i bën Ramës kërkesën e pazakontë për satelitët dhe e-Albania

Shkruar nga Versus

"I gjen ai fap fap", Mimoza Ahmeti i bën Ramës

Poetja e njohur, Mimoza Ahmeti gjatë sfidës së fundit në “Ferma VIP” ku konkurron për çmimin e madh, i ka bërë një kërkesë të pazakontë kryeministrit Edi Rama.

Teksa rrezikonte të humbiste sfidën për mbledhjen e lepujve në fermë, ajo i ka bërë thirrje Ramës që ta ndihmojë për kapjen e tyre përmes satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”. Shkrimtarja u shpreh se nëse satelitët punojnë, atëherë të gjejnë dhe të kapin lepujt e saj.

“Ej, kryeministër, a punon sateliti me i gjet içik lepujt e mi? Se vdiqa, nuk po marr plus, jam minus. Lësho pak satelitin t’i kapin paf, zonën kuadratoje, fap, fap. I them Edit unë, tani m’i gjen Edi në vend. Gjeji o vëlla gjeji, t’i çfarë nuk gjen. Te këto tokat e nxanuna kapi, fap, fap, izoloi aty se jam me minus”, u shpreh ajo.

Kërkesa e saj e pazakontë ka vijuar më tej me certifikata për lepujt në e-Albania, duke ironizuar edhe rënien e sistemit të portalit qeveritar pak kohë më parë.

“Ej, po me e-albania i gjej unë këto identitetet e këtyre? Me e-albania do shoh unë, fap, fap, fap. Dua shtatë certifikata lepujsh me e-albania, ju lutem punon sistemi? Punoka! O sa mirë, se një ditë kur erdha nuk punonte. Shtatë certifikata lepujsh dua unë, t’i gjej identiteti se po kërkoj me identitet të panjohur”, tha fermerja. Versus.al

Poll