MAGAZINË /

“I lidhur me një vajzë nga Lushnja!” - Deklaroi se Elgiti e Klea janë ndarë, komentatori paditet nga çifti

Gazetari thumbon çiftin e famshëm Doda-Huta: “Mos u merrni me ne, por me miqtë tuaj që nxjerrin lajmet!”

Shkruar nga Versus

“I lidhur me një vajzë nga Lushnja!” - Deklaroi se Elgiti

Në rrjet po gëlon sërish historia e ndarjes së shumëpërfolur mes Elgit Dodës dhe Klea Hutës. Këtë herë, në qendër të vëmendjes është vendosur ish-banori i Big Brother Elton Tozaj, i cili ka lënë të kuptohet se është paditur pas raportimeve të tij për krisjet në marrëdhënien e çiftit të njohur.

Në një reagim ironik në “Instagram”, Tozaj i ka dërguar një mesazh të qartë çiftit, duke thumbuar ashpër:

“Më pëlqen fakti që ‘vipat’ kërkojnë të na hedhin në gjyq pse themi janë ndarë ose jo! Këshillë: sa merreni me ne, merruni me kolegët tuaj që na japin këto lajme! Puç!” – ka shkruar ai me nota ironike në “Instastory”.

Çfarë tha Elton Tozaj për ndarjen e Kleas dhe Elgitit
Vetëm pak ditë më parë, në një emision në MCN, Tozaj zbuloi se çifti i njohur i showbiz-it shqiptar i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare, madje duke shtuar se Elgit Doda thuhet se ka nisur një romancë të re me një vajzë nga Lushnja.

“Flitet për një ndarje mes Kleas dhe Elgitit. Një marrëdhënie e ftohtë në çift, dhe madje një lidhje tjetër që Elgiti ka me dikë tjetër. Thonë që e gjithë vera ka kaluar Lushnje–jug, jug–Tiranë. Ajo goca nga Lushnja është,” u shpreh Tozaj.

Asnjë reagim nga çifti... por detajet “flasin” vetë
Deri më tani, as Klea dhe as Elgit Doda nuk kanë reaguar për lajmet që po qarkullojnë, por heshtja e tyre vetëm sa i ka ushqyer më shumë aludimet.
Prej kohësh, dyshja nuk janë parë bashkë as në evente publike, as në postimet e njëri-tjetrit në rrjete sociale – një fakt që fansat e kanë marrë si shenjë ndarjeje.

Megjithatë, Klea Huta ka ndezur sërish rrjetin me një postim të dykuptimtë në “Instagram”. Ajo ndau një pjesë nga një këngë plot ndjenjë, që shumë e interpretuan si mesazh i fshehtë për Elgitin:

“Do të mungojnë sytë e mi, si buzë greminë, ku qëndroje... Do të mungojnë duart e mia, ku trupin tënd lëshoje…”
“I lidhur me një vajzë nga Lushnja!” - Deklaroi se Elgiti

Unaza që ndezi shpresat e fansave

Pas gjithë zhurmës, moderatorja duket se është përpjekur të shuajë zërat e ndarjes. Në postimet e fundit, ajo është shfaqur me unazën e diamantit në gisht, dhuratë nga Elgiti në ditëlindjen e djalit të tyre.

Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët shpresojnë se çifti nuk është ndarë përfundimisht, por po kalon thjesht një periudhë të vështirë.

Poll