MAGAZINË /

"I thoja vetes çfarë po bën", Loredana shpreh pendimin për lidhjen me Jozin në BBVIP

Shkruar nga Versus

"I thoja vetes çfarë po bën", Loredana shpreh

Ish-banorja e Big Brother VIP4, Loredana Brati i përgjigj pyetjes së Lei Krajës për një marrëdhënie romantike me fjalët: “Vazhdoj të jem një shpirt.”

Gjatë një interviste televizive, ajo gjithashtu komentoi përvojën e saj në “Big Brother VIP” dhe gabimet që ka bërë lidhur me Jozin duke thënë se afrimiteti me të ishte një gabim.

Lei Kraja: A ka ndonjë gjë që e ke bërë në Big Brother dhe tani thua pse e bëra?

Loredana Brati: 100 herë

Lei Kraja: Më thuaj një rast

Loredana Brati: Ndoshta kur u afrova me Jozin, që në fillim. Nuk do e ktheja kohën pas sepse gjithçka ndodh për një arsye, por kishte momente që ngecja në situata që nuk ishin situata të miat. Dhe ty thosha Lori çfarë po bën, nuk është gjë jotja!

Mes të tjerash foli edhe për ditëlindjen që organizoi dy muaj më parë, pjesë e së cilës ishin shumë miq e kolegë të ftuar, por modelja shprehu zhgënjimin për disa prej tyre.

“Në ditëlindjen time, pata shumë të ftuar. I ftova se doja t’u ktheja mbështetjen që më kanë dhënë. Shumë njerëz e panë si mënyrë për të shtuar vieës dhe para. U ndjeva pak e tradhtuar nga disa njerëz. U zhgënjeva”, tha modelja. Versus.al

Poll