MAGAZINË /

I vodhën këngën, Mirian Cani tregohet zemërgjerë me artistët gjeorgjian

Bëhet fjalë për dy artistë nga Gjorgjia, të cilët kanë përdorur melodinë e “Duamë” për të krijuar një projekt të tyre.

Shkruar nga B.SH
I vodhën këngën, Mirian Cani tregohet zemërgjerë me
Miriam Cani

Kënga ‘Duamë’ është këngë e projektit të parë të kantautorit Alban Skënderaj dhe bashkëshortes së tij Miriam Cani.

Por mesa duket ky projekt muzikor është dëgjuar anembanë botës saqë është kopjuar dhe nga artistë të huaj.

Dhe bëhet fjalë për dy artistë nga Gjorgjia, të cilët kanë përdorur melodinë e “Duamë” për të krijuar një projekt të tyre.

Kjo gjë nuk ka mbetur pa u shpëtuar fansave të dyshes Miriam dhe Alban, të cilët sapo kanë dalluar ngjashmërinë e melodisë menjëherë i kanë vënë në dijeni artistët.

Për këtë Miriami ka bërë një sqarim në llogarinë e saj personale të Instagram-it.

Këngëtarja është shprehur se ky projekt i dy artistëve ka më shumë se një 1 vit që ka dalë dhe që ata janë në dijeni edhe pse nuk i njohin personalisht.

‘ Edhe pse do kishte qenë mirë të na kishin kërkuar leje për të drejtat e Cover-it, prapë se prapë ne u treguam dashamirës dhe nuk ua bllokuam këtë version.“ shkruan ndër të tjera Miriam në reagim e saj.

Reagimi i plotë i Miriam Canit:

Këto ditë po na dërgojnë shumë njerëz një cover të këngës Duam nga dy artist nga Gjeorgjia, ndoshta sepse po qarkullon shumë në Shqipëri. Faleminderit për raportimin, por ka më shumë se 1 vit që ka dalë dhe ne jemi në dijeni që atëherë dhe pse nuk i njohim personalisht. Edhe pse do kishte qenë mirë të na kishin kërkuar leje për të drejtat e Cover-it, prapë se prapë ne u treguam dashamirës dhe nuk ua bllokuam këtë version.

I vodhën këngën, Mirian Cani tregohet zemërgjerë me
Postimi i plotë i Miriam Canit
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: