Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, është detyruar të largohet përkohësisht nga shtëpia më e madhe në vend, pasi nuk është ndjerë mirë.
Ajo aktualisht ndodhet në spital, ku po merr trajtim mjekësor profesional. Ky zhvillim vjen pas një muaji të vështirë për banorët, të cilët përballen me izolimin dhe presionin e vazhdueshëm të spektaklit.
Stresi dhe intensiteti i lojës duket se kanë ndikuar tek gjendja e Albës, e cila tani po merr kujdesin e nevojshëm për të rifituar forcën dhe energjinë.
Faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova njoftoi në rrjetet sociale se shëndeti i banorëve mbetet prioritet absolut. Fansat reaguan menjëherë, duke i uruar shërim të shpejtë dhe duke shprehur mbështetje gjatë rikuperimit.
Alba pritet të rikthehet në shtëpinë e Big Brother sapo të marrë miratimin e stafit mjekësor.

