MAGAZINË /

Ish-banorja e konfirmon: Albës iu gjet telefoni brenda BBVIP

Shkruar nga Versus
Ish-banorja e konfirmon: Albës iu gjet telefoni brenda BBVIP
Bia Khalifa, Alba Pollozhani

Bia Khalifa ka përfunduar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova 4, duke u larguar nga shtëpia të premten, por dalja e saj ka sjellë menjëherë reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale. Pak orë pas largimit, hyri live në rrjetet sociale ku vendosi të fliste për një çështje e cila prej shumë kohësh ishte përfolur në publik.

Ish-banorja konfirmoi se brenda shtëpisë ishte gjetur një telefon që i përkiste Alba Pollozhanit. Sipas saj, edhe pse telefoni u zbulua, situata nuk u trajtua më tej si temë diskutimi brenda formatit dhe nuk pati sqarime publike për banorët apo audiencën.

Kjo deklaratë ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si menaxhohen shkeljet e rregullave në një format ku izolimi dhe mungesa e kontaktit me botën e jashtme janë elementë kyç. Deri më tani, produksioni i Big Brother VIP Kosova 4 nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar apo koment lidhur me pretendimet e bëra nga Bia Khalifa. Versus.al

Poll