
Ish ministri i sportit të Rumanisë Edurd Novak ka shprehur zemërimin e tij lidhur me renditjen e kombëtareve të futbollit në FIFA ku Kosova është sipër rumunëve.
Në një intervistë për “prosport.ro”, Novak ka shfaqur 'xhelozi' ndaj Kosovës, ku shtoi se “Dardanët” iu kanë dhënë leksione futbolli.
“Ne vetëm kërkojmë falje por këto kërkim falje nuk i fshehin rezultatet e dobëta për mos-kualifikim në Kupën e Botës. Për 20 vite kërkojmë falje nga tifozët dhe kjo nuk po na ndihmon. Një shtet i vogël si Kosova po na jep leksione futbolli. Kjo e ka vetëm një shpjegim, kanë investuar në lojtarët e tyre. Kanë besim tek ata lojtarë dhe nuk do të ishte befasi për askënd nëse i shohim ata në Kampionatin Botëror”.
Rumania u mposht nga Turqia në gjysmëfinale të play-off-it. Versus.al

