MAGAZINË /

Ish-partnerja e Klodit komenton afërsinë me Londrimin: Mund të jetë gjithçka, thjesht s’i shoh si çift

Ajo tregoi se sjellje të tilla nuk janë të reja për Klodin, duke e krahasuar me përvojat e mëparshme në një tjetër reality show, ku ai kishte krijuar një lidhje po aq të ngushtë me një djalë tjetër. Sipas saj, Klodi është një person shumë social dhe i afërt me njerëzit, gjë që shpesh keqinterpretohet nga publiku.

Shkruar nga Versus

Ish-partnerja e Klodit komenton afërsinë me Londrimin: Mund të

Miqësia e fortë mes Klodit dhe Londrimit në “Big Brother VIP Kosova” është kthyer në një nga temat më të komentuara, duke nxitur një mori aludimesh për marrëdhënien e tyre. Për të qartësuar situatën, ish-e dashura e Klodit ka folur publikisht në një intervistë ekskluzive për “Prive”.

Ajo tregoi se sjellje të tilla nuk janë të reja për Klodin, duke e krahasuar me përvojat e mëparshme në një tjetër reality show, ku ai kishte krijuar një lidhje po aq të ngushtë me një djalë tjetër.

Sipas saj, Klodi është një person shumë social dhe i afërt me njerëzit, gjë që shpesh keqinterpretohet nga publiku.

Lidhur me pyetjen nëse mund të ketë një afrimitet më të madh mes Klodit dhe Londrimit, ajo u përgjigj me sinqeritet, por edhe me rezervë:

“Nuk mendoj se do bënte diçka me një djalë, si një puthje apo më shumë… por kurrë mos thuaj kurrë. Mund të jetë gjithçka, thjesht s’i shoh si çift.”

Gjatë intervistës, ish-partnerja preku shkurtimisht edhe ndarjen e tyre, duke dhënë disa detaje për dinamikën e marrëdhënies, pa hyrë në hollësi. Ajo theksoi se Klodi krijon lehtësisht lidhje të ngushta me njerëzit rreth tij, gjë që shpesh çon në interpretime të ndryshme nga publiku.

Poll