MAGAZINË /

Ishin rivalë në finale, Kristi Aliaj: Nuk më pëlqen muzika që bën Luiz Ejlli

Shkruar nga Versus

Ishin rivalë në finale, Kristi Aliaj: Nuk më pëlqen muzika

Ish-banori i Big Brother VIP2, Kristi Aliaj në një intervistë për “Andale” foli për muzikën që bën fituesi i edicionit të dytë të BBVIP, Luiz Ejlli.

Ai theksoi se nuk është i tërhequr aspak nga drejtimi muzikor që Luizi ka zgjedhur të ndjekë.

“Mua nuk më pëlqejnë zhanret që bën Luizi. Në një ambient tjetër folëm të njëjtën gjë. Më vjen keq sepse ka gjithë atë hapësirë të bëjë këngë, studio e gjëra. Duan të shajnë, shajnë sa më shumë,”- u shpreh Kristi gjatë intervistës.

Deklarata e tij u pa nga shumë si një vazhdim i rivalitetit të dikurshëm mes tyre, që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Pavarësisht këtij kriticizmi, Kristi u tregua i kujdesshëm të theksonte se çdo artist ka stilin e vet dhe është i lirë të ndjekë rrugën muzikore që dëshiron.

“Secili ka stilin e vet, ka të drejtë të bëjë atë që ndjen. Unë thjesht nuk jam dakord me zhanret që ai zgjedh” – shtoi ish banori i ‘BBVA’.

Kujtojmë se në atë edicion të dytë të “Big Brother VIP Albania”, këngëtari Luiz Ejlli arriti të fitonte jo vetëm zemrat e publikut, por edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Ai vijoi karrierën në muzikë, ndërsa Kristi ka qenë më i stepur nga televizioni. Versus.al

Poll