MAGAZINË /

"Java e parë më shkon në Kosovë", Selin tregon planet pas daljes nga Big Brother

Shkruar nga Versus

"Java e parë më shkon në Kosovë", Selin tregon

Në prag të finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, banorët kanë nisur të flasin për planet e tyre jashtë shtëpisë.

Mateo Borri dhe finalistja e parë, Selin Bollati, kanë ndarë me njëri-tjetrin se çfarë do të bëjnë pas përfundimit të eksperiencës.

Teksa Mateo e pyeti se cili do të jetë hapi i saj i parë, Selin u shpreh se, nëse nuk do të ketë angazhime me intervista, planifikon që javën e parë ta kalojë në Kosovë.

Nga ana tjetër, Mateo tregoi se fillimisht do të takojë familjen dhe më pas do të qëndrojë me personin e zemrës që njohu brenda formatit, Brikena Selmanin.

Ndërkohë, finalja e madhe e këtij edicioni pritet të zhvillohet më 18 prill, ku do të shpallet edhe fituesi i këtij sezoni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Poll