Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si “Fifi” ka bërë një postim prekës për djalin e saj lidhur me kohën që i duhet të ndajë mes mëmësisë dhe karrierës.
Për shkak të angazhimeve të karrierës, Fifit i duhet shpesh herë të jetë larg djalit të saj, ndërsa së fundmi ka publikuar një foto të një bisede “skype” me vogëlushin të cilit i kërkon falje për kohën që kalon larg tij.
“A e di çfarë më dhemb më shumë në botë? Që s’mundem të jem nëna perfekte për ty bir.
E kur ma vënë në dukje ketë fakt, akoma më shumë po më djeg. Inshallah do më falësh bir.”- shkruan këngëtarja. Versus.al







