MAGAZINË /

'Jetoj ende me të në të njëjtën shtëpi', Soni Malaj flet për raportin me ish-bashkëshortin

Soni Malaj tregoi se, pavarësisht ndarjes, ata kanë zgjedhur të jetojnë në të njëjtën shtëpi, duke ruajtur një marrëdhënie të qetë dhe të respektueshme për hir të vajzës së tyre.

Shkruar nga Versus

'Jetoj ende me të në të njëjtën shtëpi',

Këngëtarja Soni Malaj ka ndarë detaje nga jeta e saj personale gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, duke tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Në një bisedë me konkurrentet Fabjola dhe Dona, ajo foli për marrëdhënien me vajzën e saj, Anën, si dhe raportin që vijon të ketë me ish-bashkëshortin, balerinin dhe aktorin italian Mirko.

Soni Malaj tregoi se, pavarësisht ndarjes, ata kanë zgjedhur të jetojnë në të njëjtën shtëpi, duke ruajtur një marrëdhënie të qetë dhe të respektueshme për hir të vajzës së tyre.

Ajo theksoi se vila ku jetojnë është shumë e madhe, çka u mundëson të dyve të kenë hapësirën e tyre personale, ndërsa prioritet mbetet mirëqenia e vajzës së tyre./Versus.al

 

Tags:

soni malaj

Poll