MAGAZINË /

Jonida Maliqi bëhet pjesë e edicionit të “Ferma Vip”?

Pas një periudhe larg ekranit, ku u fokusua te moda dhe rrjetet sociale, Jonida rikthehet në një dimension më të thjeshtë dhe më njerëzor, duke u afruar më shumë me fansat e saj.

Shkruar nga Versus
Jonida Maliqi bëhet pjesë e edicionit të “Ferma Vip”?
Jonida Maliqi

Lista e pjesëmarrësve në edicionin e tretë të reality show “Ferma VIP” po kompletohet, dhe këtë herë një emër ekskluziv nga bota e muzikës do të sjellë energji të re në program. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Jonida Maliqi, e cila prej vitesh është një figurë e dashur për publikun shqiptar.

Pas një periudhe larg ekranit, ku u fokusua te moda dhe rrjetet sociale, Jonida rikthehet në një dimension më të thjeshtë dhe më njerëzor, duke u afruar më shumë me fansat e saj. Dy vitet e fundit, ajo ka performuar në Kënga Magjike, duke prezantuar këngë me mesazh dhe duke treguar vokalin e saj të fuqishëm.

Edicioni i ri i “Ferma VIP” do të prezantohet nga Arbana Osmani, e cila pas disa vitesh mungese në televizion, rikthehet me emisione për yjet e showbizit dhe për fëmijët në YouTube. Në regji do të jetë edhe bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj.

Poll