
Arrestimi i reperit Mozzik ka ngjallur reagime të ndryshme në publik, pas raportimeve se shkak ishte ora e tij luksoze, me vlerë 1.5 milion euro, dhe detyrimet tatimore që arrijnë rreth 500 mijë euro.
Pas qarkullimit të lajmit, vëllai i tij, reperi Getinjo, ka komentuar me ironi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Po more qysh jo”.
Një ndjekës i ka sugjeruar që Mozzik të paguajë borxhet ndaj shtetit, në vend që të ekspozohet në media.
Përgjigja e Getinjos ishte po aq ironike: “Kom kesh edhe kur i kom pas dhomt e prisht, shteti mun ma nal paren amo buzeqeshjen kurre”.
Ky reagim i Getinjos është komentuar gjerësisht nga fansat dhe mediat, të cilët kanë vënë re tonin mbrojtës dhe humoristik të tij ndaj vëllait.







